Joleza Koka nuk do të rikandidojë më për kryetare të FRESSH-it.

25-vjeçarja thotë në një intervistë për gazetën “Panorama” se do të jetë kryetare deri në organizimin e Kongresit, dhe për këtë detyrë ka ardhur në krye të FRESSH-­it.

“Unë mendoj se tek të rinjtë mandati duhet të jetë i kufizuar në mënyrë që të ketë një riciklim të vazhdueshëm, e gjithashtu mendoj që një kryetare aktuale nuk duhet të marrë pjesë në garë, sepse niset nga një avantazh në krahasim me sfiduesit. Kështu që detyra kryesore e imja është shëndoshja e forumit dhe organizimi i një kongresi model”, ka thënë Joleza.

Kryetarja e Forumit Rinor Eurosocialist u bë e famshme pas fjalimit bombastik që mbajti rreth një muaj më parë, ku filloi të fliste pa lidhje se ishte zgjuar në pallatin e Saimir Tahirit dhe se të rinjtë thonë “Të bëfsha gjeneratën” etj. Emri i saj është lakuar shumë në rrjete sociale e në mediet online që prej asaj kohe, ku shpeshherë vetëm është 'kryqëzuar' për ato ç'ka thotë.