Leonard Koka, personazhi i njohur si njeriu që ndërmjetësoi darkën e famshme të ngjalave mes Edi Ramës dhe Ilir Metës ka treguar të vërtetën për takimin Rama-Meta dy net më parë në Durrës, si dhe ka përgënjeshtruar një lajm të “Lapsi.al”, ku thuhet se Meta është rikthyer sërish në “vathë”.
Duke folur për “SYRI.net”, Nar Koka, vëllai i ministrit Lefter Koka, tregon edhe detaje në lidhje me atë që ndodhi mes dy partnerëve në qeverisje.
Zoti Koka, “Lapsi.al” ka botuar një lajm ku ju paraqiteni si ndërmjetës i takimit të darkës së djeshme dhe se në këtë darkë ku ka qenë i pranishëm edhe Petrit Vasili, Ilir Meta i ka premtuar rikthimin në “vathë” Edi Ramës duke treguar një bindje totale ndaj kreut socialist. Sa i vërtetë është lajmi i “Lapsi.al” për darkën ku thuhet se ishit edhe ju e Petrit Vasili?
Nard Koka: S’e kuptoj nga i kanë gjetur këto informacione. Asgjë s’është e vërtetë. Petrit Vasili ka dy ditë që është me familjen në Greqi. Në darkë kam qenë vetëm unë me z. Meta te hotel “Ani” në Durrës mbas takimit të shkurtër që pati me Ramën, te rezidenca qeveritare në Durrës. Për sa i përket vathës, vështirë ta fusë njëri kollaj Metën!





