Banesa e nënës së ministrit të Energjisë, Damian Gjiknuri ka rënë pre e grabitësve mbrëmjen e djeshme.
Vetë nëna e tij Liri Gjiknuri, dhe vëllai i ministrit, kanë depozituar në polici një kallëzim penal.
Sipas denoncimit të saj, grabitja ka ndodhur gjatë natës në banesën e tyre në rrugën “Maliq Muça”.
Menjëherë uniformat blu janë vënë në lëvizje, dhe kanë nisur hetimet për ngjarjen.
Policia thotë se në banesën e Liri Gjiknurit, u vodhën 300 mijë lekë, (të reja), por vetë nëna e ministrit thotë se hajdutët i kanë marrë 1.6 mln lekë të vjetra.
Ajo thotë se këto ishin paratë e 4 muajve nga pensioni.





