Juela Nikolli, banorja e Big Brother VIP Albania 5 që la shtëpinë të martën, ishte e ftuar sot në “Shqipëria Live” për të komentuar rrugëtimin e saj brenda shtëpisë më të madhe në Shqipëri.

Ajo shpjegoi ndryshimin që pësoi gjatë lojës: “Kisha nevojë të pushoja, fola me miqtë dhe familjen. Familja ime ishte e lumtur, mamaja dhe babai u zhgënjyen pak sepse nuk arrita dot finale.”

Juela komentoi edhe transformimin e saj nga një vajzë e brishtë në një lojtare agresive: “Aty brenda jam munduar ta ndaj lojën nga njeriu, gjestet që bënë ata kur dola nuk mu dukën të hijshme, megjithëse ka qenë e ditur tashmë se çfarë qëndrimesh ka patur Selin ndaj meje në atë shtëpi. Ortakëria ime me Rogertin erdhi shumë rrjedhshëm. Nuk besoj që më ngeli Rogerti. Në javët e para isha në komfort zonë, po i jepja vetes kohë të ambientohesha me formatin. Kur erdhi Rogerti erdhi një pike e lojës që u bë më e ashpër dhe unë i kam thënë atij gjithmonë që nuk i mbështes shumë nga gjërat që ka bërë ai. E gjeta të përbashkët dëshirën për lojën, pra fakti që ne nuk kishim frikë të gjykoheshim. Fakti që u bëra antagoniste e lojës së Selin më bëri akoma më të fortë.

Ish-banorja theksoi pavarësinë e saj: “Unë kam hyrë vetëm dhe dola vetëm. Isha një banore që nuk bëri kompromise, mund të kisha përdorur Senon apo Stenaldon, nuk ka qenë synimi im dhe nuk e bëra.”

Juela komentoi edhe incidentin me Gretën: “Veprimi i Gretës ndaj meje ishte i patolerueshëm më erdhi mirë që mori atë vendim Vëllai i Madh për të. Më vjen keq që shkoi aty ku shkoi situata sepse do mbahet mend për këtë gjë në këtë edicion.”