Që prej tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019, Shqipëria ka një rritje të aktivitetit sizmik për shkak të lëvizjeve të pllakave tektonike.
Këto të fundit kanë rritur rrezikun edhe në zona të tjera që më parë nuk shquheshin si zona sizmike.
Një thyerje e pllakës tektonike në mënyre të tërthortë ka nxjerrë në pah si zonë rreziku edhe Vlorën.
Zona me rrezikun më të madh është kryesisht zona bregdetare.
“Nga vlora deri në Diber është rritur rreziku. Kanë vlerësimin më të lartë të PGA-së që është parametri sasior që përcakton rrezikun sizmik.”-tha sizmiologu Dushi për “Top Channel”./TCH/