Maria Concetta Riina, vajza e Toto Riina-s, bosit të bosëve, gjatë një interviste për emisionin “Le Iene” ka deklaruar se për të ai nuk ishte monstra që e shohin të gjithë.
Sipas saj, ai ishte një baba i mirë.
Vajza e ish-kreut të Cosa Nostra-s, që u nda nga jeta më 17 nëntor tregon se gjatë viteve kur Riina ishte në kërkim, familja lëvizte vazhdimisht në të gjithë Italinë.
Fëmijët nuk shkonin në shkollë, por atyre u jepte mësim e ëma.
“Pavarësisht gjithçkaje, ne bënim një jetë normale. Dilnim për të bërë pazar. Babai dilte normalisht, pa u maskuar. Duket e pabesueshme, por kështu ndodhte”, – thotë Maria.
Ndërsa përsa i përket momentit të arrestimit të babait të saj, Maria thotë: Ne nuk ishim me të. E pamë në televizor. Mblodhëm gjërat tona, morëm një taksi dhe u nisëm për në Corleone.