TIRANE – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të miratojë sot modelin e fletës së votimit që do të përdoret në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Fleta do të jetë sërish e verdhë, por me nuancë ndryshe nga ajo e përdorur në procesin elektoral të 2009-ës. Po ndryshe nga zgjedhjet e kaluar, prodhimi i tyre do të bëhet në blloqe, pa kundërfletë. Edhe këtë radhë emrat e partive do të grupohen brenda ndarjeve më të mëdha, që janë koaliconet. 

“Fleta e Votimit duhet të ketë ngjyrë dhe formë të njëjtë për të gjitha zonat zgjedhore si dhe prodhimi i saj do të bëhet në blloqe pa kundërfletë. Gjithashtu Fleta e Votimit duhet të jetë prej letre, me ngjyrë, trashësi dhe elemente konfigurimi të tilla që të mos lejojnë leximin e votës në pjesën e pasme të saj. Fleta e votimit duhet të përmbajë dhe elemente sigurie te cilat garantojnë sigurinë e prodhimit dhe përdorimit të saj”, – bëhet e ditur në relacionin e projektvendimit. 

Në të sqarohet gjithashtu se fleta do të jetë e gjatë 42 cm dhe 29,7 cm e gjërë. Mësohet ndërkohë se lloji i letrës së përdorur do të jetë “watermark 90gr/m2 100% pulp, me fibra karboni ultraviolet, 2 shtresa, e ratifikuar ne fazën përfundimtare, me certifikatë origjine, i vazhdueshëm me skicë speciale, me mikroprintime, element në printim që shikohet me rreze ultraviolet”. 

SPECIFIKIMET E LETRËS SË VOTIMIT 

Lloji i letrës: 

Watermark 90gr/m2 100% pulp, me fibra karboni ultraviolet, 2 shtresa, e ratifikuar ne fazën përfundimtare, me certifikate origjine, i vazhdueshëm me skicë speciale, me mikroprintime, element në printim që shikohet me rreze ultravielet. 
Zarfi me elementët e sigurisë dorëzohet i vulosur nga një noter dhe depozitohet në KQZ. 

Dimensionet e fletës së votimit: 
Gjerësia e fletës së votimit 297 mm 
Gjatësia e fletës së votimit 420 mm 

Specifikime të pergjithshme: 

Stema e Republikës, me ngjyra, dimensione: 18 mm x 20 mm 
Logo KZQV, me ngjyra, dimensione: 20 mm x 20 mm 
Ngjyrat: kodi i ngjyrës (Corel Draw): C 7, M 0, Y 35, K 4 
Barkodi (elemente teknik ne formen e kodeve): 
· Zona zgjedhore, qarku 2 shifra 
· Rrethi 2 shifra 
· Njësia vendore 3 shifra 
· Zona e administrimit zgjedhor 2 shifra 
· Numri i qendrës së votimit 5 shifra 

Pjesa e përgjithshme: 
Font madhësia për: 

Fletë votimi: Arial Black 18 
Zgjedhjet për Kuvendin, 23.06.2013 Arial Bold 18 
Zona zgjedhore, Qarku: Arial 13 
Subjektet zgjedhore: Arial Black 14 
Shënimi i votuesit: Arial 7 
Diametri i vrimës për votuesit e verbër: 5 mm 

Pjesa ku votohet: 
Dimensionet e kuadrateve: (gjerësi x lartësi)
 

– ku vendoset emri i partisë ose kandidatit 
të propozuar nga zgjedhesit: 271 mm x 8,5 mm 
– të bardhë (shënimi i votuesit) : 12 mm x 8,5 mm 
– ndarja e kualicionit nga kualicioni me 
kuadrat të bardhë: 271 mm x 2 mm 
– ku vendoset emri i kualicionit: 10 mm x në varësi të nr. subjekteve 

Font madhësia për: 

Emri i subjektit (partisë, kandidatit) (font kapital): Verdana Bold 11,5 
Emri i koalicionit (font kapital): Verdana Bold 9 
Emri i kryetarit dhe “Kandidat i 
propozuar nga zgjedhesi” (font kapital): Tahoma Bold 12 
Shkronjat nistore: Verdana Bold 14 
Numrat rendor: Arial 15 
Sigla e partisë (logo), dimensione: 7.5 mm x 7.5 mm 

Pjesa mbrapa fletës së votimit 
-shiriti me ngjyrë si fleta e votimit (gjerësi x lartësi) 24 mm x 420 mm