Ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim ka shprehur mbështetjen për Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve pasi u miratua fleta përfundimtare e votimit për zgjedhjet e 25 prillit.
Kim shprehet se SHBA mbështet përpjekjet për të siguruar që rregullat e kushtet e zgjedhjeve të jenë të drejta, në kohë e transparente.
“Sapo pashë konferencën për shtyp të Ilirjan Celibashit – shumë mirë të dëgjosh që formati i fletëve të votimit është rënë dakord në mënyrë që ato të shtypen në kohë për zgjedhjet 25 prillit. Ne fuqimisht mbështesim përpjekjet e KQZ për të siguruar që rregullat dhe kushtet e zgjedhjeve të jenë të drejta, në kohë dhe transparente.”, shkruan ambasadorja Kim në Twitter.





