20 shkurt 2015 –  Vajza e ish-ambasadorit të Shqipërisë në Itali, Llesh Kola, e cila humbi jetën një aksident të rëndë automobilistik të ndodhur mbrëmë rreth orës 19:30 në Mullet, simpatizonte Partinë Demokratike. 29-vjeçarja ka dhënë kontribut për PD-në gjatë fushatave zgjedhore si dhe në aktivitete të ndryshme.

Ish-zëdhënësja e Sali Berishës, Erla Mëhilli ka postuar një foto me Fleura Kolën, ku shkruan:

“Do më mungosh tmerrësisht shumë".

Fleura ishte me profesion eksperte ligjore. Ajo ka punuar më parë dhe në Ministrinë e Drejtësisë për rreth katër vite. Gjithashtu, Fleura Kola ka punuar edhe si inspektore në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Ajo do të festonte 30 – vjetorin e lindjes në muajin maj.