Nuk ka gjë më të keqe se sa të përpiqesh të flesh dhe të mos ia dalësh pasi ndiheni të stresuar.
Por para se të merrni ndonjë lloj medikamenti, duhet të dini që ekziston një pije me dy përbërës që përdoruesit thonë se është shumë efikase. Shpikja e cila garanton një gjumë të qetë, përbëhet nga magnezi dhe shafrani i Indisë.
Ajo çfarë e bën kaq efektive këtë pije, është fakti që magnezi, një mineral që ndihmon kockat, shëndetin, nervat dhe funksionin e muskujve, luan një rol kyç në mënyrën si ne flemë.
Sipas revistës The Sleep Doctor, njerëzit që kanë nivele të ulëta të magnezit shpesh përjetojnë një gjumë me shqetësime dhe mungesa e këtij minerali shpesh konsiderohet si shkak për pagjumësinë te disa persona.
Mbajtja e niveleve të shëndetshme të magnezit shpesh çon në gjumë më të thellë, më të shëndetshëm.
Magnezi luan një rol në gjumin e thelle duke mbajtur nivele të shëndetshme të amino acideve që stimulojnë gjumin.
Qumështi i bajames, i cili është pasur me magnez, i shoqëruar me shafran indie, ndihmon jo vetëm një gjumë më të shpejtë por edhe në përmirësimin e gjendjes suaj emocionale.