Fjetja me njeriun e zemrës sjell padyshim një ndjenjë sigurie e qetësie. Por përveç kësaj, ndarja e shtratit me parnterin rezulton të ketë edhe përfitime shëndetësore.
Studiuesit në Universitetin e Pittrsburghit pas hulumtimeve të shumta kanë zbuluar se fjetja përqafuar me njeriun që doni ul nivelet e kortizolit dhe zvogëlon hormonin e stresit në gjakun tuaj.
Kjo me shumë gjasë ndodh pasi njerëzit ndjejnë siguri derisa flenë kështu. Në të njëjtën kohë, ngritja e nivelit të kortizolit në gjak mund të sjellë depresion, sëmundje të zemrës dhe të dobësojë sistemin tuaj imunitar.
Shkencëtarët kanë thënë gjithashtu se të flesh në këtë pozicion ndihmon trupin që të prodhojë oksitocinë, hormonin e dashurisë që është përgjegjës për gjendjen tuaj emocionale, duke ndihmuar kështu sistemin imunitar dhe përshpejtimin e metabolizmit tuaj.
Prandaj përqafohuni sa më shumë gjatë natës me të dashurin/ën tuaj, përveçse do të ndjeheni mirë nga ana emocionale do të keni edhe përfitime shëndetësore.





