Nëna që lindi foshnjën në një bodrum në Tiranë pak ditë më parë, ka treguar në emisionin me zemër të hapur se e kishte takuar vetëm një herë djalin.
Pjesë nga biseda:
-Ishte një djalë që ishte njohur me ty?
-Ka pasur lidhje me të tjera.
-Në kohën që jeni njohur ai ishte vetëm?
-Po! Fillimisht marrëdhënia në fillim ishte serioze. Kohët e fundit jo! Keqkuptime. Gjëra pa vlerë. Llogari shumë, kërcënime.
-Fillimisht nisi si një lidhje serioze?
-Po!
-E donit për bashkëshort?
-Ndoshta! Nuk i dihet asnjëherë jetës. Kur i thashë që isha shtatzënë nuk mbajti përgjegjësi.
-A ishte në dijeni familja?
-Jo! Mami kohët e fundit. Kisha frikë se çfarë do të ndodhte.
-Si i realizonit takimet tuaja?
-Një herë e kam takuar atë person. Atje në Korçë. Kam qenë tek dajat dhe në atë rrugë vajta e takova edhe atë. Kam folur në telefon pastaj. Në fillim u duk djalë i mirë, pastaj ndryshoi më mbrapa.
-Kur ishit shtatzënë nuk e kishte vënë re askush?
-Jo! Kur erdhën dhimbjet shkova për të marrë taksi. Nuk kisha ndjerë asnjë shqetësim. Taksinë e mora për të shkuar në spital. Normal që do të zbulohej më mbrapa. Nuk ke nga e fsheh. Më kapën lindjet aty dhe aty e linda fëmijën. Isha vetëm. E linda në orët e para të mëngjesit.
Thjesht e kam lindur, e kam vendosur në divan dhe jam larguar.