Për flokë të bukur dhe të shëndetshëm në çdo sezon këshillohet që të mbani një dietë ë shëndetshme, e cila nuk do ndikojë negativisht në pamjen tuaj, apo të flokëve. Pra, ushqehuni sa më shëndetshëm. Perimet jeshile si spinaqi dhe brokoli janë një burim i mirë i vitaminës A dhe C. Këto vitamina e ndihmojnë rrënjën e flokëve të krijojë yndyrën për të cilen ajo ka nevojë.
Farat e groshës janë të pasur plot me proteina të cilat nxisin rritjen e flokëve. Dietologët këshillojnë që ju të konsumoni të pakten 4 filxhana me groshë nëse dëshironi të keni flokë të shëndetshëm.
Arrat; janë një frut i pasur me zink i cili u jep shëndet dhe shkëlqim flokëve. Frutat me ngjyrë të errët si manaferrat, manat e tokës dhe frutat me lëngje si portokalli, kivi, të pasur me vitamina C dhe anti-oksidantë ju ndihmojnë të rrisni qarkullimin në skalp dhe nxisni rritjen e flokëve.
Mollët, pjeshkët, bananet, shalqiri etj. janë fruta të ëmbla, por që nxisin rritjen e flokëve. Avokadoja është ndër frutat më të fuqishëm që nxisin rritjen e flokëve duke i mbajtur ato të fortë, eleminon këputjen e tyre si dhe ju dhuron shkëlqim dhe butësi.
Hudhrat janë të pasur me sulfur. Po ashtu edhe qepët ju ndihmojnë të keni flokë të shëndetshëm.