SnapChat është padyshim një nga aplikacionet që fitoi menjëherë zemrat e përdoruesve të rrjeteve sociale. Edhe VIP-at shqiptarë e përdorin gjerësisht këtë program duke ndarë me fansat ndonjëherë edhe foto qesharake.
Filtri më i ri që po i “çmend” vipat është modeli i flokëve gjysmë të bardha gjysmë të zeza të këngëtares së njohur me famë botërore Sia. Këtë “lojë” e nisi në mëngjes këngëtarja Orgesa Zaimi, për t’u ndjekur më pas nga trashëgimtarja e Top Channel, Lori Hoxha dhe këngëtarja Julka Gramo.





