Një grua kineze ka 11 vite pa prerë flokët dhe tashmë ato kanë arritur një gjatësi prej 2 metrash. Vetë Cen Yingyuan është 1.52 metra e gjatë dhe i duhet që t’i mbajë flokët e mbledhura në mënyrë që të mos fshijë rrugët kur ecën.
“Kam 11 vite që nuk i pres dhe jam e fiksuar pas flokëve. Madje ruaj edhe ato që më bien që nga viti 2005. Mbledh rreth 50 gramë flokë në vit dhe i koleksionoj”, thekson Cen.
Kinezja shton se shumë persona i kanë ofruar para’ për të blerë flokët e saj dhe oferta më e lartë ka qenë 2 mijë dollarë, një ofertë që sigurisht është refuzuar.
Cen kujdeset shumë për flokët e saj dhe ndihet krenare që nuk ka asnjë thinjë: “Nëse do filloj të thinjem, do i lyej të gjitha të bardha.”
Disavantazhi i flokëve kaq të gjata është se nuk lahen dot në dush.
Cen i fut flokët në një kovë dhe shpenzon më shumë se një orë për larjen e tyre.
Ajo i lan flokët një herë në katër ditë dhe për t’i mbajtur të shndritshëm i hedh një shishe birrë.