Florian Binaj është një nga aktorët më të mirë të humorit shqiptar. Por këto kohë ka munguar në show-n humoristik “Portokalli”, ku u bë i njohur.
“Do të mungoj edhe këtë të diel dhe nuk e di se sa. E para nuk ka lidhje me protestën, ka lidhje me diçka më të madhe për të cilën do t’ju flas në ditët në vazhdim”, është shprehur aktori pak ditë më parë.
Por duket se mungesa e Florit ka lidhje me faktin, se ai do të krijojë një parti të re politike. Florin e kemi parë shpesh në protesta për kauza të ndryshme, ndaj mesa duket tani ka menduar të ndryshojë totalisht drejtimin e karrierës së tij. /kryefjala.com
Lexo edhe: