Këngëtari dhe kompozitori i dashur Flori Mumajesi ka surprizuar publikun shqiptar me pjesëmarrjen e tij te “Kënga Magjike” këtë të diel.

Është kënga e tij e titulluar “Plas”, një baladë dashurie, me tekst dhe muzikë prej tij, që ka goditur sërish zemrën e fansave.

Në tekstin me fjalë emocionuese: “S'kena me u pa mo bashkë, shpirti im e di po plas, kam jetuar kokë e këmbë i dashuruar...”, flitet për një dashuri të humbur dhe dhimbjen që përjeton protagonisti i këngës, pasi nuk mund ta shohë më të dashurën.

Të jetë një dedikim personal i Florit apo thjesht një tekst kënge…? Nuk i dihet, dhe vetë këngëtari nuk u prononcua në lidhje me këtë.