Itali, 27 prill 2014 – Florenc Duka, 34 vjeç, banues në qytetin e Pratas në rajonin e Venetos, u arrestua nga karabinierët, sepse gjatë kontrollit të banesës iu kapën 1100 gramë kokainë e pastër. Dukës iu sekuestruan 6 telefona celularë, që i përdorte për të kontaktuar “klientët” e tij si edhe një sasi eurosh, që besohet se i kishte siguruar nga shitja e kokainës.

Florenci, i martuar dhe me fëmijë, jeton në një apartament, qiranë e të cilit ia paguan bashkia e qytetit. Bashkë me Florencin, që u dërgua në burgun e Pordenones, u arrestua edhe një shqiptar tjetër i quajtur Andi C. Ai u lirua nga burgu, sepse arriti të provojë se ndodhej si mik në shtëpinë e Florenc Dukës, në momentin kur policia ndërhyri në banesë.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/