DURRËS, 21 tetor 2014– Policia e qytezës së Montekjos (Montechio) të Rajonit të Rexhio Emilias arrestoi Florenc Mustën, 36 vjec me akuzën për shpërndarje droge. Nga kontrolli që ju bë në trup e në banesë Florencit dhe një bashkëpunëtori të tij rumun ju sekuestruan 15 gramë kokainë, 3 gramë hashash, 6 gramë marijuanë, një peshore precizioni, një celular Iphone, që i ishte vjedhur një qytetari italian, 330 euro si edhe një pistoletë e modifikuar.
Florenci ka pasur edhe më parë probleme me drejtësinë italiane po për drogë. Ai në vitin 2006 në kuadrin e e operacionit antidrogë të quajtur “Kristal” u arrestua në qytetin e Kremonës së bashku me Edmond Allin, Gazmend Gjokën, vëllezërit Martin dhe Nexhmi Qolli si edhe Ilir Bashën.
/gj.th.agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





