Flori Mumajesti është një nga këngëtarët dhe kantautorët më të pëlqyer për momentin në vendin tonë. Ai ka venodsur të trazojë sërish “ujërat” e botës së muzikës duke bërë publike një foto në IG e tij.
“Një arkiv me shumë zëra këngëtarësh bruto që nga viti 2007…Po i bëj DELETE më mirë…”, është shkrimi që ai ka vendosur si dixhiturë foto ku duken një sërë dokumentash audio të fotografuar nga ekrani i një kompjuteri. Mesa duket ai ka dashur të nënkuptojë se në arkivën e kompjuterit të tij, mund të gjenden materiale që mund të demaskojnë këngëtarë e këngëtare shqiptarë, përsa i përket talentit të tyre artistik, që mesa lë të kuptohet Flori, është inekzistent.
Jemi mësuar tashmë me faktin që Flori nuk i duron ato pseudo këngëtare të cilët kërkojnë të kenë famë fal programeve kompjterike apo ekspozimit të trupit. Ai e nisi revoltën e tij me këngën “Playback”, e cila asokohe thuhej se i dedikohej pikërisht një këngëtareje shqiptare të cilën Flori e kishte ndihmuar në fillimet e saj dhe vijoi me “Making of”, në bashkëpunim me reperin Fuga, ku sërish, ironizoheshin personat pa talent por që ecnin përpara vetëm falë pamjes.