Prej kohësh, producenti i njohur Flori Mumajesi na kishte munguar me një projekt të tijin muzikor që prej “Thjesht të du”, këngë që na shoqëron edhe sot e kësaj dite kudo ku jemi.
E për të “justifikuar” në një mënyrë mungesën e tij, Flori u rikthye me një këngë që jo vetëm na prek telat e zemrës, por edhe na bën të reflektojmë.
Me një fabul prekëse, që flet për humbjen apo ikjen nga jeta të personave të dashur, në “Dhemb” Flori na kujton edhe një herë sesa e rëndësishme është të vlerësojmë personat që kemi në jetë kur i kemi prezentë mes nesh.
“Dhemb” është qartë një dedikim për një person të afërt të artistit, por ne po ja lëmë në dorë vetë Florit të na tregojë emrin e personit të fjalë.





