Mbrëmjen e djeshme, kantautori Flori Mumajesi ka vizituar Sheshin “Skëndërbej” në Tiranë, ku i ka mbetur fiksim një vajzë që ka parë rastësisht.

Në një postim në Instagram, Flori tregon  ajo ishte bashkë me shoqet e saj dhe po shijonte energjinë e sheshit ndërsa shkruan se do të shkojë sërish të ulet në të njëjtin vend, që të mund ta takojë sërish.

“Dje në mbrëmje vone vizitova sheshin dhe u ula në një nga lokalet përballë pemës, ishte shumë po shuuumë bukur edhe njerëzit ishin shuuuumë të bukur dhe në atë super atmosferë me mbeti mendja tek një vajzë, e cila ishte shume afër meje por që as që më pa, ajo vazhdonte bashkë me shoqen e saj shijonte energjinë e bukur te sheshit dhe bënin foto. U mata t’i flisja disa herë, por nuk e bëra dot! Nejse Ju ftoj ta vizitoni sheshin… Jam i sigurt keni për ta shijuar “rastësisht” ndoshta mund te me shihni edhe mua ulur tek i njëjti vend duke pritur Asgjë nuk është e pamundur”.