Kantautori Flori Mumajesi është rikthyer pas tre vitesh mungesë në festivalin “Kënga Magjike”. Duket se këtë rikthim ai po e përjeton me shumë emocion pjesëmarrjen në këtë kompeticion. Ai ka publikuar një video në rrjete sociale ku shpreh pikërisht këtë emocion, ndërkohë që është në prova.
“Sa po kthehem nga provat e Këngës Magjike. Përveç faktit që festivali vetë të ngarkon me emocione, edhe kënga vetë më jep shumë emocione. M’u shkul zemra vendit, m’u prenë gjunjët, akoma më dridhet zëri. Gjithesi shpresoj t’ia dalim natën e dytë kur të jemi aty. Me bekimin tuaj natyrisht. Ndërkohë dua t’i falenderoj të gjithë ata që e kanë pëlqyer këngën dhe e kanë bërë pjesë të jetës së tyre këtë burim nga shpirti shumë të sinqertë. Një për një faleminderit të gjithëve. Ju do Flori pafund dhe ju jam mirënjohës përgjithmonë. Ju faleminderit, shihemi shumë shpejt në festivalin e Këngës Magjike”,- tha Flori në video.





