Arben Derhemi e ka konfirmuar më shumë se njëherë nëpërmjet fotove në rrjetet sociale se “Njerëz dhe Fate”, padyshim një prej serialeve më të suksesshëm të ekranit shqiptar është në prag të rikthimit.

Megjithatë deri më tani aktori nuk kishe dhënë detaje në lidhje me atë cka do të shohim në sezonin e ri të shfaqjes televizive, por më shumë për këtë ai ka folur në emisionin “Dola te Ola”, duke na rrëfyer gjithcka duhet të dimë deri në këtë pikë.

“Kjo është sfida e jetës sime, sepse nuk do të jetë vetëm sfida e Benit si aktor, por edhe sfida e Benit si regjisor. E thënë më shqeto: Po të mos e merrja unë hapin ta ribëja, nuk do të ndodhte rikthimi i “Njerëz dhe fate”, – tha Derhemi aka Flori, i cili duket se do të jetë aktor, regjizor dhe producent i serialit.

Po ashtu ai konfirmoi se ngjarjet do të vazhdojnë të mbeten dramatike, madje më shumë se c’kanë qenë, ndërsa sa i takon kastit të aktorëve rrëfeu se do të jetë 80% kasti origjinal, përfshirë këtu: Robert Ndrenikën, Arben Derhemin, Eni Janin, Alfred Trebickën.

Pra do të ketë edhe aktorë të rinj, specikisht 3 personazhe të reja sipas Derhmeit, por kryesorët do mbeten të lartpërmendurit.

Një tjetër detaj është se do të jenë 15 seri të reja si fillim, teksa pyetjes më të rëndësishme ai ju përgjigj thjesht: Flori nuk ka vdekur, është gjallë edhe në burg. 

Didi do të jetë pjesë e historisë, të gjithë e mbani mend Didin, ndërsa sa i takon Ciljetës, kjo gjë mesa duket nuk dihet ende.

Ajo që dihet megjithë, gjithmonë sipas artistit, është se seriali pritet të jetë shumë i sukesshëm dhe të ketë mjaft surpriza.