Kur është mbushur një javë nga incidenti ku u përfshi pas Këngës Magjike, Flori Mumajesi i është kthyer normalisht jetës e koncerteve.
Kantautori i cili të premten ishte në Bernë të Zvicrës së bashku me grupin e "Threedots", ka dhënë shfaqjen e parë, pas sherrit famëkeq me Stinen.
E çara në ballë me sa shihet në foton e publikuar nga lapsi.al, nuk është shëruar plotësisht. Megjithatë, të kesh pranë Elvanën, duket se dhimbja kthehet në forcë!