Aktori aktivisti Florjan Binaj është një nga persona që i është bashkuar me protestën e qyetarëve që ditën e parë.

Binaj tha në “Ora News” se do të vijojë të protestojë, ndërsa thotë se kryeministri Edi Rama do që të mbulojë gabimet e qeverisë.

Aktori shpreh indinjatën për arrestimet e të rinjve që po ngrihen për të kundërshtuar keqqeverisjen.

 “Njerëzve tu zgjohet nervi i ngordhur, sepse vetëm po ta marrim në dorë ne do zgjidhim gjërat. Fatkeqësisht jemi pa opozitë dhe pa opozitë qeveria i bie të jetë pashallëk.  Politika fatkeqësisht i ka kthyer njerëzit ca në spiunë, ca në servilë, ca patronazhistë. Edhe atë pjesë e vogël që ka mbetur ende e pathyer duan ta kthejnë në skllevër. Kjo shtresë duhet të ngrihet për të ndërgjegjësuar dhe të tjerët. Kërkojmë të hiqen përkohësisht disa taksa nga karburantet. Janë 7 taksa në kohë më të mirë ekonomike dhe po 7 janë tani që thotë kryeministri jemi në luftë. Me kë jemi në luftë? Pse shfrytëzohet lufta në Ukrainë për ti thënë njerëzve që jemi dhe ne në luftë ndërkohë kudo nuk ka një frymë kaq tmerruese. Zelenskit po i vriten të pafajshëm dhe përpiqet ti japë popullit kurajo këtu nuk kemi luftë. Këtu do të mbulojë gabimet e veta si qeveri duke përdorur një justifikim që po ndodh tutje. Arreston Putin pse protestojnë kundra lufës, këtu arrestojnë pse proteston për të mos u rritur çmimet. Këto qeveritarë i shërbejnë njëri tjetrit jo popullit. Unë e kam vënë re që qeveria do të na bëjë firo duke na marrë 20-30 veta duke na futur në komisariate por sa më shumë të bëjnë të gjitha gjëra aq më e vërtetë bëhet kjo protestë. Të heqë taksat të lehtësojë naftën e karburantet për të gjithë shtresat. Ngrihu në protestë edhe për ata që nuk kanë mundësi”,-tha Binaj.