Florian Binaj, një aktor mjaft karizmatik në spektakin ‘Portokalli’, njëherësh është dhe piktor. Në fakt piktura është porfesioni i tij i parë, që në fëmijëri. 

Flori nuk ke ka braktisur kurrë këtë pasion. Edhe pse spektali i merr shumë kohë, ai e gjen minutazhin për t’ju përkushtuar dashurisë së tij të parë,  dhe ka vendosur që të gjitha punët e bëra përgjatë këtyre viteve, t’i mbledhë në një ekspozitë personale.

‘Paralel’ e ka titulluar Florian Binaj këtë ekspozitë, që do të përmbajë krijime në vizatim, grafikë dhe skica. Ai ka bërë me dije se do të jetë një ekspozitë e hapur, ku çdokush mund të shkojë të shikojë krijimet e tij.

Kolegët e tij të ‘Portokallis’ janë të njohur me talentin e tij, pasi ai herë pas here bën skica apo karikatura për to. 

Moderatorja Eneda Tarifa mori prej tij si dhuratë për lindjen e Arias, një pjatë ku ishin skicuar portretet e saj, partnerit Erion dhe Arias së vogël, nga dora e Florianit.

Aktualisht Flori ëhtë i martuar me Sabinën, dhe ka një vajzë 1 vjeç e gjysëm.