Boksieri shqiptarit, Florian Marku mbrojti titullin kampion në IBF, duke mundur francezin Jorick Luisetto, në “betejën” që u zhvillua në SSE Arena Wembley.

Kundër 33-vjeçarit i cili kishte 11 fitore e 2 humbje në karrierën si profesionist, boksieri shqiptar ka fituar me pikë, duke siguruar vazhdimësinë si i pamposhtur.

Marku dominoi thuajse të gjithë ndeshjen, duke goditur me saktësi kundërshtarin dhe në fund duke marrë një sukses 78-75 që përmirëson bilancin e tij dhe e ndihmon që të bëjë përsëri shkallë më lart në renditjen botërore.