Florian Marku i jashtëzakonshëm, duke triumfuar në ndeshjen e zhvilluar në “Asllan Rusi” ndaj serbit Dragisic.
Markut i kanë mjaftuar vetëm 90 sekonda për ta mbyllur këtë ndeshje, duke treguar superioritet të padiskutueshëm ndaj kundërshtarit.
Atmosfera në “Asllan Rusi” ishte e jashtëzakonshme, me pallatin e sportit të tejmbushur.
Ai u shpreh pas takimit se rivali nuk ishte i nivelit të tij, duke thënë se me të tillë nivel përballet me 3 njëkohësisht.
“Si ky doja 3”, tha Marku, duke premtuar se vitin e ardhshëm do ta shohim në nivelin më të lartë të MMA në UFC.
“Më duhen edhe dy apo tre ndeshje dhe do të realizojë ëndrrën time, të ngjitem në UFC”, tha Marku.





