Ish-nënkryetari i bashkisë Durrës dhe njëkohësisht ish-kandidati për deputet Florian Tahiri, përmes një postimi në rrjete sociale njofton se do të garojë për një vend në Këshillin Bashkiak Durrës.
Tahiri bën të ditur se ka pranuar të përfshihet në listën e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) për të dhënë kontributin e tij për qytetin e lindjes.
Postimi i plotë:
Të dashur miq, dua të ndaj me ju vendimmarrjen time për të qenë pjesë e listës së PDIU për Këshillin Bashkiak Durrës. Si drejtues i Shoqatës Çamëria por edhe si qytetar i Durrësit dëshiroj të vazhdoj të jap kontributin tim për qytetin ku kam lindur por edhe për qytetin ku dua të rris fëmijet e mi.
Ju faleminderit për vlerësimin dhe mbështetjen që më keni dhënë deri më sot. Shpresoj të vazhdojmë përpara sëbashku.