Pas pushimeve që bëri në Shqipëri këtë verë, duket se Floriana Garo ka nisur zyrtarisht jetën e saj të re në krah të të fejuarit të saj në Zvicër.
Garo është zhvendosur në Gjenevë ku edhe jeton i fejuari i saj. Ajo ka përditësuar të dhënat në rrjetin social “Facebook” duke shkruajtur se është shpërngulur në shtetin tjetër.
Një kapitull i ri për moderatoren e njohur që ishim mësuar ta shihnim në ekran për disa vite. Ajo drejtoi për disa sezone me radhë emisionin “Jo Vetëm Modë” derisa njoftoi papritur se sezoni që lamë pas ishte ai i fundit. Fill pas njoftimit të saj, ajo bëri të ditur edhe fejesën me një jurist të njohur shqiptar në Zvicër, Enis Dacin.