Floriana Garo së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë. Lajmin e konfirmoi vetë disa ditë më parë moderatorja e njohur. Bukuroshja e ekranit, tregon vazhdimisht foto si duket gjatë shtatzënisë, nga Zvicra, vendi ku është shpërngulur së fundmi për të qenë pranë të fejuarit të saj Enesit.

Por pas qëndrimit në Zvicër, Floriana është rikthyer sërish në Shqipëri. Kësaj radhe për një dasmë në Korçë. E veshur me një fustan të gjatë gri, Floriana duket më e bukur se kurrë, pasi ka marrë nurin e një gruaje shtatzënë. Ajo ka shtuar disa kile, por që asaj i shkojnë.