10 dhjetor 2014 –  Me qindra njerëz janë mbledhur në sheshin “Piazza di Spagna”, të Romës për të parë nga afër bukuroshen e Tv Klan, Floriana Garo.

Ata kanë menduar se ajo ishte një artiste Hollywood – i që po realizonte për një set fotografik. Njerëz të shumtë e kanë rrethuar, duke i kërkuar fotografi dhe autografe në sheshin e famshësm të Romës.

E pyetur nga tvklan.al, Floriana rrëfen se është befasuar kur ka parë gjithë ato njerëz që e ndiqinin me vemendje në hapat që ajo bënte duke pozuar për  revistën VIP në Shqipëri.

Floriana është ndjerë si ansjëherë tjetër nga qindra sy që e vëzhgonin me vemendje dhe kureshtje shumë të madhe. Turistët e pranishëm në shesh i ka tërhequr eleganca dhe fiensa e prezantueses së programit “Jo vetëm Modë”.

Floriana Gara ishte në “Piazza di Spagna” duke realizuar një set të ri fotografik për revistën Vip që pritet të dalë muajin e ardhshëm.

/tvklan.al/