Pak javë pasi zbuloi lajmin e bukur se do të bëhet nënë, Floriana Garo, ka zbuluar sot gjininë e bebit që po pret me partnerin e saj Enis.
E ftuar në “Wake Up”, bukuroshja durrsake e cila tashmë jeton në Zvicër, tha se është në pritjen e ëmbël të një vajze dhe për këtë gjë është shumë e lumtur.
“Është vajzë. Enisi ka dashur djalë, mbase për çështjen e mbiemrit, mbase sepse duan dikë që ta bëjnë si veten por edhe në femrat duam të njëjtën gjë”.
Moderatorja u shfaq më e rrumbullakosur në emision, ç’ka tregon se ka shtuar disa kilogramë nga shtatzënia. Ajo u shpreh se përpiqet të hajë shëndetshëm dhe të mos shtojë shumë në peshë.





