Itali, 1 gusht 2014 – Karabinierët e qytezës së Lancianos, në provincën e Abrucos arrestuan tw riun shqiptar Florid Xemati, 19 vjeç , një rumun dhe denoncuan në gjendje të lirë dy rumunë të tjere për vjedhje me thyerje.
Floridi dhe bashkëpunëtorët e tij rumunë vodhën dhuratat e dasmës së një muzikanti banues në Lanciano. U vodhën vegla muzikore, televizorë plazma, laptop, pajisje elektrike etj me vlerë 30 000 euro.
Floridi do të qëndrojë në burg deri në fillimin e procesit gjyqësor, ndonëse nuk ka precedentë penalë dhe është emigrant i rregullt në Itali.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





