Aktori i humorit Florjan Binaj përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë thirrje opozitës që të mos vijnë në protestën e sotme për rritjen e çmimeve pasi është e organizuar vetem nga qytetaret.
Binaj thotë se është edhe faj i partive opozitare që jemi në këtë gjendje.
“Une do jem sot ne protesten kunder rritjes se cmimeve me qytetarë e qytetare qe duan t’i bashkohen. asnje anetar i opozites nuk eshte i ftuar dhe te mos beje gafe njeri te vije sepse ne kete pike jemi edhe prej tyre! Kjo eshte proteste qytetare jo politike apo partiake. As patronazhistet nuk lejohen!”, shkruan Binaj.
Nga ana e Policisë së Shtetit nuk ka ende asnjë reagim për protestën në fjalë.