Aktori i njohur i humorit, Florjan Binaj, ka reaguar përmes një mesazhi të ndjerë, për ndarjen nga jeta të artistit të skenës shqiptare, Mirush Kabashi, orët e para të mëngjesit të sotëm.

Në një postim në rrjetin social “Instagram”, Binaj shprehet se Kabashi ka lënë pas artin e tij, teksa e falënderon që i ka shërbyer me mjeshtëri vendit me punën e tij.

Faleminderit për punën e palodhur që na e përcolle me mjeshtëri dhe përulësi duke lënë artin tënd këtu në tokë, për të ikur e për të ndriçuar lart si yll,” shkroi Flori.