Vijon fluksi i emigrantëve të cilën hyjnë në Shqipëri përmes pikave kufitare me Greqinë.
Numri më i madh i emigranteve është shënuar në pikën e kalimit të Kapshticës ku mësohet se gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë 4 425 shtetas shqiptarë me 746 automjete, ndërkaq kanë hyrë 287 të huajme 216 automjete dhe kanë dalë 171 të huaj me 127automjete. Ndërsa 1865 persona kane kaluar në shtetin helen.
Fluks gjithashtu ka pasur edhe në Qafë Thanë, ku sipas të dhënave kanë hyrë 616 shtetas shqiptarë me 208 mjete, ndërkohë vihet re se fluks ka pasur edhe në dalje, ku janë 359 shtetas shqitarë me 127 mjete. Gjithashtu mësohet se kanë hyrë në territorin shqiptar 516 shtetas të huaj me 197 automjete, ndërsa kanë dalë 404 shtetas të huaj me 175 automjete.





