Në portin e Durrësit ka nisur fluksi i emigrantëve që kthehen për pushimet e fundvitit pranë familjeve të tyre. Gjatë 24 orëve të fundit 8 tragete me 11 mijë pasagjerë e 2 mijë automjete kanë mbërritur në këtë pikë kufitare bëjnë me dije nga policia e portit.
Ndërkohë 1 mijë persona janë të kthyer nga autoritetet gjermane. Reth 1 mijë prej pasagjerëve janë shtetas shqiptarë që ishin larguar në fillim të vitit duke kërkuar azil ekonomik në Gjermani. “Qëndruam një vit dhe nuk na i bënë dokumentet, ishim së bashku me dy fëmijët e vegjël”, thotë një cift nga qyteti i Tepelenës. “Qëndrova në Dortmund për 8 muaj me familjen. Kishim shumë shpresa se do të na mbanin. Por vetëm sot jemi kthyer 4 autobusa” thotë një burrë tjetër.
Shoferi i një prej autobuzave thotë se Gjermania po i rikthen të gjithë të gjithë shqiptarët që këkruan azil ekonomik deri para disa javësh. 35 sportele janë vënë në gadishmëri nga polcia kufuatre për pasagjerët dhe automjetet, për të lehtësuar procedurat, dhe për të mos krijuar radhë. Burimet policore bëjnë me dije se të dielën mbërritën 5 tragete me 7 mijë pasagjerë. Deri në datën 24 dhjetor autoritet në portin e Durrësit presin fluks të shtuar për shkak të kremtimit të krishtlindjeve në familjet e tyre.
K.H





