DURRES– Intensifikohet fluksi i emigrantëve që largohen pas pushimeve nga porti më i madh i vendit, ai i Durrësit.Vetëm në dy ditët e fundit janë larguar rreth 10 mijë pasagjerë, në një kohë që janë përforcuar masat nga policia, dogana dhe autoriteti portual për përballimin e këtij fluksi.

Pavarësisht nga fluksi në rritje, sipas statistikave të deritanishme vihet re se ka një rënie të numrit të përgjithshëm të pasagjerëve në krahasim dhe me vitin e kaluar. Sipas opinionit të vetë emigrantëve një nga shkaqet kryesore në lidhje me këtë situatë është kriza globale.

Sipas burimeve portuale që i referohen pronotimeve dhe agjensive të shitjes së biletave, sot në mbrëmje pritet që të largohen rreth 4 mijë pasagjerë nga porti më i madh i vendit.