Fluks emigrantësh që kthehen për festat në atdhe. Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit në Kapshticë kanë hyrë 8441 shtetas dhe kanë dalë 2882.

Po ashtu raportohet se në Qafë Thanë kanë hyrë 4149 shtetas dhe kanë dalë 3403.

Kujtojmë se në pikat kufitare të vendit tonë me shtetet fqinje ka pasur fluks udhëtarësh, madje në disa raste qytetarëve iu është dashur të presin disa orë në doganë.