Shtatë tragete po lundrojnë çdo ditë për të përballuar numrin në rritje të udhëtarëve dhe autoveturave, që vijnë kryesisht nga portet e Barit dhe Ankonës drejt Durrësit.
Tragetet do të kryejnë më shumë se 60 lundrime shtesë deri në mesin e muajit shtator, kur pritet të përfundojë edhe kthimi i turistëve dhe i bashkatdhetarëve që kalojnë pushimet e verës pranë familjeve të tyre në vendin tonë, Kosovë dhe Maqedoni.
Fotot janë realizuar ditën e hënë në Terminalin e Trageteve Durrës.