Mbetet i lartë fluksi i lëvizjeve në pikën kufitare të Qafë Thanës.

Vetëm në 24 orët e fundit kanë hyrë nga Maqedonia e Veriut ne territorin shqiptar rreth 5700 persona ndërsa kanë dalë rreth 4800 udhëtarë.

Sipas të dhënave shumica e atyre që hyjnë në Shqipëri janë turistë që kanë zgjedhur të kalojnë pushimet në bregdetin shqiptar.

Ata janë kryesisht nga Polonia, Çekia, Kroacia, Serbia dhe vende të tjera të Europës.

Që prej datës 1 Gusht në këtë pikë kufitare aplikohet kontrolli në një ndalesë duke shmangur kështu pritjet.

“Ne vijmë nga Gjermania, ishim për ca ditë në Bullgari edhe po vijmë në Shqipëri për të shijuar bregdetin e Sarandës.”

“Për punë edhe për pushime. Akoma nuk kemi zgjedhur ku do të pushojmë.”

“Kam ardhur në Shqipëri për pushime. Është hera e parë këtu dhe do të qëndroj një javë.”

Edhe në pikën kufitare të Kapshticës kanë ardhur nga Greqia më shumë se 4500 udhëtarë ndërsa kanë dalë mbi 3200. Pavarësisht fluksit nuk janë shënuar radhë të gjata pritjeje.