Një fluks i lartë mjetesh dhe qytetarësh është vënë re në Pikën e kalimit kufitar të Morinës këtë fundjavë. Me rritjen e temperaturave qytetarët kosovarë po i drejtohen bregdetit shqiptar.

Ndërkohë që për të dytin vit radhazi prej 1 qershorit ka nisur zbatimi i marrëveshjes së dy qeverive për kalimin pa kontrolle në të dyja anët e kufirit të përbashkët Shqipëri-Kosovë.

Kjo ka sjellë lëvizje të mjeteve pa ndalese.

Mësohet se vetëm në orët e para të ditës se sotme, doganën e Morinit e kaluan me shume se 5600 automjete me rreth 9800 qytetarë, një pjese e të cilëve kanë nisur edhe pushimet sezonale.