27 gusht 2013- ISHP është angazhuar të monitorojë gjendjen shëndetësore në vend pasi vetëm në një javë mbi 4000 persona i janë drejtuar spitaleve për të kërkuar ndihmën e mjekëve nga prekja e infeksioneve virale, kryesisht nga diarreja.Institutit i Shëndeti Publik thonë se zonat bregdetare janë ato të cilat kanë shënuar fluksin më të madh të të prekurve.Ekspertët e shëndetit thonë se duhen shmangur menjëherë blerjet në tregjet e rrugës  dhe më tepër vëmendje për prindërit ndaj të vegjëlve të tyre për të shmangur këto infeksione virale apo kontaminimet nga ushqimet.

 

/sot news/