120,810 pasagjerë kanë udhëtuar nga dhe drejt portit të Durrësit përgjatë gjysmës së parë të muajit gusht.

Duke iu referuar statistikave zyrtare të Autoritetit Portual Durrës, tragetet e linjës Durrës-Bari/Ankona kanë transportuar 73,701 pasagjerë në hyrje dhe 47,109 pasagjerë janë regjistruar në dalje nga vendi ynë drejt brigjeve italiane. 

Po ashtu rritja është reflektuar dhe në numrin e automjeteve, trailerave dhe kamionëve të përpunuar në Terminalin e Trageteve. Përgjatë periudhës 1-15 gusht numërohen rreth 33 mijë automjete dhe  3,950 kamiona dhe trailerë.

Të gjitha instancat shtetërore dhe private që operojnë në portin më të madh në vend janë angazhuar në mbarëvajtjen e operacioneve në Terminalin e Trageteve.

Në këtë pikë kufitare punohet me kapacitet të plotë dhe lëvizjet e pasagjerëve aktualisht janë të përqëndruara si në hyrje ashtu dhe në dalje.