Fillimi i muajt gusht ka shënuar një rritje të numrit të emigrantëve të cilët kthehen ne vendlindje për pushimet verore.
Në dy ditët e fundit janë regjistruar 17,100 pasagjerë që kanë hyrë në Shqipëri, nga këta janë 8, 704 shtetas shqiptarë dhe 8,396 të huaj si dhe 5342 automjete.
Ndërkohë janë larguar nga porti i Durrësit 6,266 pasagjerë, 2,037 shtetas shqiptarë dhe 4,229 shtetas të huaj dhe kanë kaluar 2036 automjete.