Dëshmi tronditëse vijnë nga jashtë spitalit Infektiv, ku trajtohen të sëmurët me koronavirus. ‘New24’ raporton dëshmitë e familjarëve të personave të prekur, apo ata që dyshojnë.

Këta të fundit pohojnë se prej disa orësh qëndrojnë jashtë spitalit, ndërsa familjarët e tyre në ambulanca, pasi iu është komunikuar se nuk ka vende të lira në Infektiv. Sipas “BW”, në çdo 10 minuta, në Infektiv vjen një ambulancë.

“Nuk kishte oksigjen, s’merrte frymë. E sollëm këtu. Ata rrinë në ambulancë të gjithë. Ishim në dispanceri, dhe na thanë i janë mbushur mushkritë. Nuk ka vend. Jam e detyruar që ta marr në shtëpi pastaj. Ne se dimë nëse ka apo jo covid se nuk kemi bere tampon”, tha një grua, që në ambulancë kishte burrin e saj.