Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka nisur diskutimin për të mos lejuar importin e automjeteve më të vjetra se Euro 5. Këtë e ka bërë të ditur drejtori i regjistrimeve në këtë institucion, Arben Progni.
Kjo nismë, sipas Prognit, synon të nxisë përdorimin e mjeteve ekologjike.
Progni tregon se nga janari në dhjetor, për 2024-ën janë regjistruar rreth 100 mijë automjete të reja, pjesa më e madhe jo më të vjetra se 9 vjet dhe rreth 20% e tyre janë të importuara nga Koreja e Jugut.