Policia Rrugore e Tiranës i ka bërë apel të gjithë drejtuesve të mjeteve të cilëve u duhet të hyjnë në kryeqytet, të përdorin rrugët alternative për shkak të trafikut të rënduar në autostradën Tiranë-Durrës.
Shoferët këshillohen të përdorin rrugën e Ndroqit dhe rrugën Elbasan Tiranë. Gjithashtu policia apelon që drejtuesit e mjeteve të ruajnë distancën dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË
Nisur nga fluksi i madh i automjeteve në kthim për në Tiranë, Policia Rrgore e Tiranës, apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, që për shkak të trafikut të rënduar në autostradën Durrës-Tiranë, të përdorin rrugët alternative:
*Durrës-Tiranë (Rruga e Ndroqit);
*Elbasan-Tiranë.
Gjithashtu, kujtojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve që gjatë udhëtimit të respektojnë distancën e sigurisë nga mjeti në mjet.